Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ujku Trump” në kopshtin zoologjik, Hysni Rexhaj rrëfen pasionin që ka për kafshët

schedule08:20 - 28 Korrik, 2020

schedule 08:20 - 28 Korrik, 2020

Hysni Rexhaj nga Gjakova në një lidhje live në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” rrëfeu pasionin e tij për kafshët. Ai ka krijuar një kopsht zoologjik tepër të veçantë, dhe tani numëron rreth 2500 kafshë që i mban vetë me forcat e veta.

Madje, ai rrëfeu se njërit prej 6 ujqërve që ka në kopshtin e tij, i ka vendosur emrin “Trump” dhe për këtë ka një arsye. . “Emrin ja kam vendosur edhe për të falenderuar Amerikën për atë që ka bërë gjatë luftës në Kosovë, për këtë arsye kam vendosur emrin Trump.”



Ai rrëfeu se i është dashur të përballojë vetë me rrogën si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpenzimet që duhen për ushqimet dhe gjërat e ndryshme. Ky kopsht. të cilit gjithashtu i ka vendosur emrin “Kopshti Trump” ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Mediat e huaja e kanë marrë iniciativën për shkak edhe të emrit dhe të një gjarpri që e kam shti në gojë e kam çu deri në gjysmë të barkut dhe e kam nxjerrë prap të gjallë, për këtë arsye kanë ardhur mediat vendore dhe të huaja.”, tha ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!