Reshjet e shumta të shiut ditën e sotme përmbytën rrugët kryesore në qytetin e Vlorës duke shkaktuar probleme për njerëzit dhe qarkullimin e automjeteve.
Në kushtet që një situatë e tillë ndodh thuajse sa herë që ka reshje shiu nuk ka munguar edhe ironia nga vetë vlonjatët për situatën.
Një vlonjat me batutë u drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të mirëpritur vetëm ata që dinë not, të tjerët jo, pasi rrezikojnë të mbyten.
“Ndodhemi në rrugën Albano-Romina në Vlorë dhe ju mirëpresim, e theksoj prapë, ata që dinë not, ata që s’dinë not mos të vijnë në Vlorë se mbyten, kjo është Vlora jonë”, dëgjohet të thotë qytetari./ db/ Abcnews.al

