Uji i pishëm, Teatri i Ri dhe Parku Botanik, Veliaj në ABC News

schedule23:21 - 13 Mars, 2023

schedule 23:21 - 13 Mars, 2023

Në  Tiranë do të jetë e afërt dita kur gjithë qyteti do të ketë në çezma ujë pa ndërprerje. Erion Veliaj e sheh jo vetëm si një premtim, por dhe një detyrim realizimin e këtij projekti që po ecën shpejt, edhe pse nisi duke pasur në terren një situatë shumë të vështirë.

Për një projekt tjetër të rëndësishëm të Tiranës, atë të Teatrit të ri kombetar, Kryebashkiaku thotëse  këtë pranverë do të ketë një volum të shtuar të punëve.

Rehabilitimi i Kopshtit botanik është një projekt i rëndësishëm i Bashkisë së Tiranës në vitet e ardhshme. Veliaj ftoi Fakultetin e Shkencave të Natyrës për bashkëpunim, në vend të pengimit. Provën e suksesit u kërkoi ta shohin vetëm 100 metra larg, tek Kopshti Zoologjik.

“Ftesa ime, dora e shtrirë për Shkencat e Natyrës, është t’i lëmë partitë jashtë, t’i lëmë gjyqet edhe këto cic-micet, në finale do të kemi një hapësirë”, tha kryebashkiaku.

Tashmë  në kerkim të mandatit të tretë për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend, Veliaj ka edhe një mesazh për kandidatët e tjerë në garë.

“Pranoj të dëgjoj projekte. Por të dëgjoj do bëjmë këtë e atë, nga ata që bllokuan Astirin…”, tha Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!