Uji i gazuar nuk e dëmton smaltin e dhëmbëve, sipas një studimi

schedule18:43 - 28 Tetor, 2024

schedule 18:43 - 28 Tetor, 2024

Të gjithë ata që deri më tani ishin në dilemë nëse uji mineral i gazuar është i shëndetshëm dhe nëse ka ndonjë rrezik nga konsumimi i tij, mund të marrin frymë të qetë.

Sipas një studimi, uji i gazuar nuk është i dëmshëm për shëndetin. Përveç faktit që trupi ynë i përthith mineralet më lehtë nga uji sesa nga ushqimi, ujërat mineral kanë edhe veti shëruese në varësi të përbërjes dhe sasisë së mineraleve që përmbajnë.

Uji i gazuar a e dëmton smaltin e dhëmbëve dhe a shkakton kavitete?

Kariesi shkaktohet nga bakteret dhe 99 për qind e baktereve vriten nga një mjedis acid. Ushqimi për bakteret janë sheqernat dhe karbohidratet.

Uji i gazuar me pH 3.5 është një mjedis që vret bakteret dhe është i dobishëm për shpëlarjen e gojës dhe mishrave të dhëmbëve. Kjo është arsyeja pse është mirë të pini një ose dy gota ujë të gazuar pas një vakti.

Mjekët thonë se uji i gazuar është po aq i shëndetshëm sa uji natyral dhe se e vetmja gjë e rëndësishme është pirja e një sasie të mjaftueshme uji çdo ditë, për të plotësuar nevojat për hidratim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!