Ujësjellësi i Patosit jashtë funksionit, asnjë ndërhyrje në 40 vite

schedule14:10 - 16 Nëntor, 2019

schedule 14:10 - 16 Nëntor, 2019

Banorët e Patosit vuajnë mungesën e ujit në banesat e tyre, pasi rrjeti i Ujësjellësit është i amortizuar dhe prej 40 vitesh nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Ujësjellësi që dikur i shërbente një qyteze, sot nuk ofron dot ujë për 31 mijë banorët e tij.

Me një rrjet ujësjellësi ku nuk është ndërhyrë prej 40 vitesh, qytetarët e Patosit vuajnë çdo ditë problemin e furnizimit me ujë.

Lagje të tëra që nuk kanë lidhje me rrjetin e ujësjellësit konsiderohen informale nga Bashkia. Megjithë ndërhyrjet e bëra vitet e fundit, rrjeti i ujësjellësit mbetet jo funksional për shkak të gjendjes së vjetëruar.

Në pamundësi për zgjidhje tjetër, banorët janë mësuar me faktin se ujin duhet ta sigurojnë vetë, por sipas tyre kjo është një situatë e papranueshme.

Kostoja e lartë financiare për ndërtimin e ujesjellësit të ri e ka zvarritur zgjidhjen prej vitesh këtë investim.

Ujësjellësi në Patos duhet të furnizojë me ujë qytetin që përbëhet nga rreth 31 mijë banorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!