Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku do të takohet me të gjithë kryetarët e bashkive për t’u vënë përpara planin për rimëkëmbjen në sektorin e Ujësjellësve. Rama deklaroi se pjesë e kësaj strategjie do të jetë krijimi i sinergjive të reja, largimi i politikës nga punësimet në këtë sektor. Ai deklaroi se ky proces do të monitorohet nga partnerët ndërkombëtarë që kanë investuar në këtë sektor.
“Një grup punonjësish që shkatërron malin konkret dhe nuk mbjell si e ka në marrëveshje. Kjo është anti-sociale dhe krim kundër fëmijëve. Duhet të kundërveprojmë për të vendosur një digë që si fillim humbjet të mos thellohen. Që kjo rutina që këto para do humben dhe gjithë kjo sforco e bërë nga taksa paguesit shqiptarë i japin buxhetit, do nëpërkëmbet. Jo nuk mund të jetë kështu.
Javën e ardhshme ministrja do jetë qark për qark me kryetarët e bashkive dhe do ju vërë përpara planin. Një pjesë e rëndësishme është krijimi i singjergjive të reja dhe pjesa tjetër është largimi i politikës nga punësimet në ujësjellës. Partnerët tanë do monitorojnë procesin e punësimeve sepse kanë investuar kohë dhe para. Janë kredi me interesa shumë të ulëta. E bëjnë këtë që të kenë sukses këtu. Duhet të jemi të treja palët aleatë për një ndryshim radikal në këtë drejtim. Ndryshimi duhet të fillojë nga ju të dashur. Duhet të thoni stop, këtu mbyllet ky cikël.
Publiku sot duhet ta dëgjojë që ne do të ndërhyjmë dhe do të lutesha që askush të mos bëhet pengesë që sistemi të ndryshojë. Përveç letrës nuk ka asnjë argument tjetër. Asnjë llogari dhënie për punësimet në ujësjellës. Asnjë llogaridhënie për faktin që asnjë qindarkë e kredive marra për ujësjellësat nuk paguhet nga ujësjellësat. Edhe këtu në këtë rast janë disa shembuj pozitivë. Atyre shembujve do u drejtohemi për të treguar si kjo do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Edhe një të tretë do kemi së shpejti për guroret. Nëse do bëjmë ndryshime në këto drejtime do kemi përmirësim të madh”, tha Rama. m.v/Abcnews.al