Ujë 24 orë në Tiranë? Veliaj: Brenda dy viteve synojmë edhe zonat periferike

schedule22:34 - 19 Prill, 2023

schedule 22:34 - 19 Prill, 2023

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se gjatë dy viteve të ardhshme synon që të furnizojë me ujë të pijshëm në 24 orë edhe zonat periferike të Tiranës. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Veliaj u shpreh se 65 përqind e Tiranës tashmë ka ujë të pijshëm 24 orë.

“Për 65 përqind të Tiranës është premtim i mbajtur. Na duhet të shkojmë deri në periferi. Di të them që Tirana ka më shumë ujë dhe jo më pak dhe kur bëhet krahasimi. Tirana kishte 10 përqind ujë me 24 orë ndërkohë që sot Tirana e madhe ka 65 përqind. Të mos kishim tërmetin dhe pandeminë do të kishim ecur më shpejt.

Besoj në dy vite nga ky mandat. Sot jemi në një situatë ku ato që kishim problemet më të mëdha tashmë janë zgjidhur. Problemi më i madh ishte Bovilla që të vinte një linjë e pandërprerë ndërkohë që linja ishte bërë shoshë. Ne humbisnim 70 përqind të ujit pa ardhur. Disa linja janë vetëm për një lagje specifike.“, u shpreh Veliaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!