Uiski skocez më i kërkuar në botë shitet për 2.4 milionë euro  

schedule10:41 - 20 Nëntor, 2023

schedule 10:41 - 20 Nëntor, 2023

Një shishe uiski Macallan i vitit 1926 është shitur në një ankand të Sotheby’s në Londër për  2.4 milion euro, duke thyer rekordin e vendosur në 2019 për pijen alkoolike  më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand, për 1.5 milion paund.

Kreu i Sotheby’s, Jonny Fowle tha se kishte mundësinë të shijonte një pak nga uiski pak para se të fillonte ankandi. Macallan i 1926 është uiski më i vjetër i prodhuar ndonjëherë me vetëm 40 shishe që janë shitur në vitin 1986.

Megjithatë, ato nuk u tregtuan, por u ofruan klientëve kryesorë të Macallan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!