Uiski në vend të verës

schedule12:10 - 2 Prill, 2019

schedule 12:10 - 2 Prill, 2019

Momente të vështira për një arqipeshkv në Maltë, i cili është përpjekur të ruajë qetësinë, pasi ena, e cila duhej të përmbante verë për celebrimin e meshës, në fakt përmbante uiski.

Gjatë meshës në katedralen Shën Xhovani në Maltë, arqipeshkvi Çarls Skikluna gjeti uiski në vend të verës. Gabimi ishte bërë nga një rishtar. Në pamjet e publikuara, të cilat qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, duket qartë shqetësimi dhe sikleti i të pranishmëve.

Por brenda pak momentesh ena u zëvendësua dhe këtë herë kishte verë në të. Më pas rishtari kërkoi falje nëpërmjet faqes së tij në Facebook duke thënë se një nga vullnetarët që po përgatiste çdo gjë për ceremoninë, kishte ngatërruar shishen.

Një zëdhënës i kishës, i cili konfirmoi ngjarjen për Times of Malta, u shpreh se kishte qenë një gabim fatkeq fillestarësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!