Ufff, përse e kemi inat ditën e hënë?, psikologia tregon shkakun

schedule11:03 - 29 Qershor, 2020

schedule 11:03 - 29 Qershor, 2020

Emisioni “ABC-ja e mëngjesit” nga kjo e hënë do të jetë me një format të ri, ku së bashku me gazetarin Enkel Demi në prezantim do të jenë edhe kolegë të tjerë.

Si ditë e hënë, mëngjesi nis pak me përtesë për të gjithë por sidomos për ata që pas një fundjave pushimi, duhet ti rikthehen përsëri punës.

Sipas një studimi në ditën e hënë, ne priremi të ankohemi dy herë më shumë se ditët e tjera.

E hëna është aq e padëshiruar, saqë studimet tregojnë se është dita që llogarit më shumë orë vonesë në punë.

Po përse e kemi inat të hënën?

Për të folur për këtë temë, e ftuar në studion e  emisionit të mëngjesit, ishte psikologja Arjana Muco.

Sipas Mucos, është fakt se njerëzit që zgjohen me vonesë, ndikohen nga profesioni që kanë.

“Sipas profesionit, vendosim edhe zilen e orës”, thotë Muco.

“Të gjithë prekemi nga stresi i ditës së Hënë, akumulimi që i bëjmë gjatë fundjavës vetes sepse mendojmë që kemi mundësi të relaksohemi, të jemi më të qetë mirëpo dita e hënë na tregon që jemi më të lodhur, më të mbingarkuar, kemi lodhjen që nuk na lejon të fillojmë ditën si duhet. Por kjo nuk ndodh ngaqë jemi të lodhur fizikisht, por është lodhje që vjen ngaqë është humbur ritmi ditor, kjo tregon një tjetër lodhje, tha psikologia.

“Të kesh një trup të shëndetshëm do të thotë që të ushqehesh dhe të flesh shëndetshëm, në fundjavë të gjithë harrojmë të bëjmë gjumë të shëndetshëm, përpiqemi ti japim vetes pak liri, dhe detyrimisht humbasim orët e gjumit. Të paktën ne duhet të flemë 7 orë në ditë. Pagjumësia dhe lodhja fizike, bën që ditën e hënë të jemi të stresuar dhe të ndihemi të lodhur ditën  e hënë” shprehet më tej ajo.

Ndërkohë që në studion emisionit të mëngjesit janë ndarë edhe llokume, me rastin e fejesës së gazetares Glidona Daci, e cila u përshëndet nga gazetari Enkel Demi, me këngën e zonës së Shqipërisë së mesme “Osmon Aga” të kënduar nga një grup aziatik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!