VIDEO/ UFC 255, Bisha Figueiredo mbron titullin për 117 sekonda

schedule08:57 - 22 Nëntor, 2020

schedule 08:57 - 22 Nëntor, 2020

Deiveson Figueiredo ka mposhtur Alex Perez në UFC 255 për 117 sekonda. “Zoti i Luftërave” e mbylli ndeshjen që në raundin e parë me një kapje perfekte që e bëri kundërshtarin të dorëzohej.

Perez tentoi t’i kapte këmbën e djathtë Figueiredos, por ky i fundit u tregua i zgjuar dhe doli nga kapja. Atë situatë ai e ktheu në favor dhe e mbërtheu Perez, duke i dhënë fund duelit.

Tashmë Deiveson bëhet gati për një duel të madh kundër Brandon Moreno, për të mbrojtur për të dytën herë titullin kampion në peshën “Flyweight”. /abcnews.al