Uendi Vecaj me ekip të ri, lë Superioren për të Parën

schedule22:29 - 26 Gusht, 2020

schedule 22:29 - 26 Gusht, 2020

Uendi Vecaj do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Sulmuesi anësor, produkt i Vllaznisë, pas aventurave me Teutën dhe Laçin do të luajë me Burrelin.

I riu shkodran, i cili vite më parë u transferua te Dinamo Zagreb dhe luajti me ekipin e dytë të gjigantit kroat, tashmë kërkon të rigjejë formën e dikurshme dhe ka pranuar ofertën e Burrelit.

Matjanët kanë zhvilluar një merkato interesante, duke afruar disa lojtarë që kanë luajtur në Superiore për disa vite. Vecaj te Burreli gjen një shkodran, trajnerin Samuel Nikaj. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!