Tirana ka fluturuar drejt Gjeorgjisë, ku do të përballet me Dinamo Tbilisi nesër prej orës 19:00. Futbollistët dhe stafi janë testuar një ditë më parë për COVID-19 dhe në mbrëmje kanë mësuar se nuk ka asnjë të infektuar, çka e ka çliruar stafin teknik dhe drejtuesit e klubit.
Ndërkohë UEFA ka publikuar edhe listën e futbollistëve që Tirana mund të aktivizojë në takimin e turit të parë të Champions League. Në sy bie menjëherë afrimi i sulmit, ganezi Derrick Sasraku. Tirana ende nuk e ka zyrtarizuar, por ai është përfshirë në listë.
Medeama ka qenë klubi i fundit i tij në vendlindje, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Aduana Stars. Sasraku ka provuar të aktivohet edhe në Tunizi, me Club Africain. /abcnews.al
LISTA E TIRANËS PËR NDESHJET E CHAMPIONS LEAGUE
Portierë: Ilion Lika, Marvin Kodra, Pano Qirko
Mbrojtës: Marsel Ismajlgeci, Kristijan Toshevksi, Gentian Muça, Marlind Nuri, Erion Hoxhallari, Kristi Vangjeli, Ardit Toli
Mesfushorë: Filip Najdovski, Elton Cale, Winful Cobbinah, Idriz Batha, Agustin Torassa, Andri Stafa, Jurgen Çelhaka, Jurgen Vrapi
Sulmues: Derrick Sasraku, Albion Avdijaj, Ernest Muçi, Grent Halili