Gjilani ka njoftuar se ndeshja me Tra Penne, e vlefshme për turin paraeliminator të Europa League do të zhvillohet. Një futbollist i skuadrës së drejtuar nga Gentian Mezani ka dalë me koronavirus dhe autoritetet në San Marino kërkuan që ndeshja të mos luhen.
Gjithsesi UEFA ka vendosur që kjo ndeshje të luhet nesër, por më parë do të testohen lojtarët dhe stafi.
“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të sajë do të ritestohen të gjithë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalë pozitiv në testimin e djeshëm dhe rasti i kontaktit të tij Për orën dhe detajet e tjera do të ju informojmë në vijim”, njofton Gjilani. /abcnews.al