Tashmë gjithçka është përcaktuar, finalja e Superkupës së Evropës për sezonin e ardhshëm do të zhvillohet në datën 14 gusht, në Varshavë, me UEFA-n, që mori këtë të martë vendimin për fituesin e Champions League dhë atë të Europa League
Stadiumi kombëtar i Varshavës ka një kapacitet prej më shumë se 58 mijë vendesh dhe është impianti ku luan ndeshjet e saj dhe kombëtarja e Polonisë. Stadiumi i Varshavës është një nga impiantet më moderne dhe do të presë një nga ndeshjet më prestigjoze të UEFA-s.
Ndërkaq, krahas stadiumit të Superkupës së Evropës u përcaktua dhe organizimi i finaleve të Evropianit U-17 për femra në Irlandën e veriut në vitin 2026, finalet e Kampionatit Evropian U-19 në Uells po në vitin 2026, ndërkohë që finalet e kampionatit të femrave të së njëjtës grupmoshë po në 2026 do të luhen në Bosnje-Herzegovinë. /i.m /abcnews.al