Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

UEFA “toleron” Bellingham, “ylli” anglez pezullohet, por jo për sfidën ndaj Zvicrës

schedule15:46 - 5 Korrik, 2024

schedule 15:46 - 5 Korrik, 2024

Mund të shihet qartazi favorizimi, që po bëhet nga UEFA. Organi më i lartë qeverisës në botën e futbollit në Evropë ka ndëshkuar pa “mëshirë”, këdo që e ka merituar, gjatë Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku jo në pak raste ka patur edhe pezullime të lojtarëve, me nga dy ndeshje, siç ishte rasti i sulmuesit të Kombëtares sonë, Mirlind Daku apo qendërmbrotjësit turk, Merih Demiral.

Ky i fundit u pezullua për dy ndeshjes, pasditen e së enjtes, gjatë festimit të golit të dytë, ndaj Austrisë  ku bëri gjestin e përshëndetjes së ujqërve, i cili simbolizon “Ujqërit Gri”, organizatë turke e ekstremit të djathtë dhe kështu do të mungojë në çerekfinalen e madhe, kundër “Tulipanëve” të Holandës, e cila është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës, në “Olympiastadion”, të Berlinit.



Turqia ka apeluar vendimin në UEFA, teksa gjesti u kthye shpejt në një çështje politike, aq sa “detyruan”, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të jetë i pranishëm në tribunat e stadiumit gjerman, për këtë sfidë, mirëpo duket se UEFA e ka ndarë mendjen për vendimin e saj, teksa ndëshkimi ishte pak a shumë i njejtë me atë të “bomberit” tonë, Mirlind Daku, i cili pas barazimit me Kroacinë shpërtheu në thirrje raciste kundër serbëve dhe maqedonsveministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser komentoi “Simbolet e ekstremistëve të djathtë turq nuk kanë vend në stadiumet tona. Të përdorësh kampionatin europian të futbollit si platformë për racizmin është krejtësisht e papranueshme. Presim që UEFA të hetojë rastin dhe të marrë në konsideratë ndëshkime”.

Mirëpo, komplet i kundërt ishte vendimi për “fantazistin” anglez, Jude Bellingham, i cili duket se është “përkëdhelur” më shumë seç duhet nga UEFA, të cilët kanë vendosur ta pezullojnë me vetëm 1 ndeshje, si dhe ta gjobisin me 30 mijë euro pas fyerjes që bëri në drejtim të pankinës sllovake, mirëpo pezullimi është me afat 1-vjeçar, çka do të thotë se “galaktiku” i Real Madrid mund të luajë ndaj Zvicrës dhë dënohet  përfundimit vetëm në përsërit të njëjtin gjest brenda 12 muajve të ardhshëm. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!