UEFA “surprizon”, Brahim Diaz shpallet “më i miri” në “San Siro”

schedule23:52 - 12 Prill, 2023

schedule 23:52 - 12 Prill, 2023

“Djajtë” e Milan arritën një fitore tepër të rëndësishme në ndeshjen e parë të çerek-finales së UEFA Champions League, ku pas një kombinimi perfekt mes Leao, Brahim Diaz e Bennacer, ky i fundit i dhuroi “kuqezinjve” golin e vetëm të sfidës, duke çuar të tijët në delir.

Mirëpo, edhe pse Ismail Bennecar shënoi golin e vetëm të sfidës dhe “gardiani” francez i portës së “djajve”, Mike Maignan i la napoletanët “thatë” në “San Siro”, paneli teknik i vëzhguesve të UEFA-s ka zgjedhur një tjetër lojtar si më të mirin e ndeshjes.

Sipas këtij panel, “më i miri” mbrëmjen e sotme ishte “fantazisti” spanjoll Brahim Diaz, i cili me lëvizje e tij të zhdërvjellta në mesfushë i krijoi raste të pafundëta shënimi të tijve edhe pse vetëm 1 prej tyre u shfrytëzua siç duhej. /i.m /abcnews.al 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!