UEFA përgatit format të ri në Champions, ndryshimet do të favorizojnë klubet

schedule12:25 - 11 Shkurt, 2022

schedule 12:25 - 11 Shkurt, 2022

Champions League është një kompeticionet më të ndjekura botërisht, ku klubet më të mira evropiane ndeshen me njëra tjetrën.

UEFA po mendon të bëjë një revolucion në kompeticionin më të ndjekur për klube, Champions League.

Mendohet që formati i ri do të ketë 36 skuadra dhe jo më 32.

Presidenti Aleksandër Ceferin në një intervistë për mediat kishte cituar se mund të ndryshonte formati duke nisur që nga viti 2024, dhe si qëllim ka të zbehë idenë e Superligës.

Do të luhen 10-të ndeshje në grup dhe jo 6-të, më pas do të jetë faza me eleminim direkt.

Primare do të jenë të ardhurat e klubeve, të cilat do të rriten me 42.8%.

Çdo edicion nga 2024 deri në 2027 i Champions-it do të ketë një investim prej 5 miliard eurosh në sezon.

Kjo do të “mbulojë” idenë e Superligës me ekipet që do të marrin fondet që u nevojiten.

Akoma nuk është zyrtarizuar si vendim, por gjasat janë të mëdha që në vitin 2024 të shohim një Champions tjetër./ h.ll/aabcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!