UEFA nuk harron dhe dënon Rebiç, e pëson vetëm Milani

schedule21:16 - 20 Shtator, 2019

schedule 21:16 - 20 Shtator, 2019

UEFA ka dënuar me 5 ndeshje në kompeticionet europiane Ante Rebiç, afrimin më të fundit të Milanit. Sulmuesi kroat, gjatë kohës kur luante me Eintracht Frankfurt sezonin e shkuar në Europa League, ofendoi rëndë arbitrin kryesor të takimit dhe UEFA e ka dënuar me 5 ndeshje.

Skuadra e Milanit, që nuk ka asnjë rol në këtë histori, do të jetë ajo që do e pësojë, pasi nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të mirë të ekipit në sezonin e ardhshëm, nëse kualifikohen në kompeticionet europiane. Mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë do të apelojnë për këtë dënim apo jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!