UEFA nis procedimin: Anglia në “gijotinë”, sa shumë akuza ndaj tyre për finalen

schedule16:58 - 13 Korrik, 2021

schedule 16:58 - 13 Korrik, 2021

Finalja e EURO 2020 mes Italisë dhe Anglisë, që përfundoi me triumfin e skuadrës së Roberto Mancinit me penallti, pati shumë problematika.

UEFA ka mbajtur shënim gjithçka dhe sot ka njoftuar se ka nisur procesi disiplinor për Federatën Angleze të Futbollit dhe mbi ta rëndojnë akuza të shumta.

Një prej tyre është pushtimi i fushës nga tifozë, për të vijuar hedhjen e sendeve në fushë, ndezjen e një fishekzjarri, si dhe për vërshëllimat gjatë këndimit të himnit të Italisë.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës do të marrë vendimin për gjithçka ka ndodhur në finalen e EURO 2020, ndërkohë që një inspektor i UEFA-s do të kryejë një hetim edhe mbi ngjarjet që kanë ndodhur jashtë stadiumit.

Pasi të dorëzohen materialet e nevojshme, atëherë do të merret një vendim dhe minimumi është një gjobë e majme. Nuk përjashtohet mundësia që ta detyrojë Anglinë të luajë pa tifozë, sicc ndodhi me Hungarinë. /abcnews.al

 

Njoftimi i UEFA-s