UEFA në kundërsulm, plan me 6 miliard € kundër European Super League

schedule11:37 - 20 Prill, 2021

schedule 11:37 - 20 Prill, 2021

Plani i 12 klubeve të mëdha të Europës për të krijuar një kompeticion të ri ka frikësuar jo pak UEFA-n. Super League mund të përmbysë sistemin aktual të futbollit dhe t’i japë fund mbretërimit të Champions League si kompeticioni më i fortë në botë, prej vitit 1950

Gjashtë klubet nga Anglia, tre nga Italia dhe tre nga Spanja mbështeten në planin e JP Morgan, që pritet të investojë plot 4 miliardë euro. Kriza e pandemisë bëri bashkë klubet e mëdha, por tashmë edhe organi më i madh i futbollit europian është vënë në lëvizje.

 

Sipas raportimit të “Al Jazeera”, UEFA është në negociata me Centricus Asset Management për të përfituar një investim prej 6 miliardë eurosh, në mënyrë që të riformatojë kompeticionet e saj.

Mësohet se bisedimet kanë kohë që kanë nisur dhe fillimisht bëhej fjalë për një investim 4.2 miliardë eurosh, por pas projektit të Super League kjo shumë u rrit. Sikurse kuptohet, UEFA po tenton të sfidojë klubet dhe të ofrojë më shumë para nga formati i ri i Champions League, me 36 skuadra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!