UEFA merr në duar tre dosje, Italia kandidon për të pritur Euro 2032

schedule14:50 - 12 Prill, 2023

schedule 14:50 - 12 Prill, 2023

Italia është zyrtarisht kandidate për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit 2023.

Këtë e ka bërë të ditur UEFA me një komunikatë për shtyp, ku flitet edhe për kandidaturën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për fitin 2028. Dosja është paraqitur për të dyja edicionet dhe Turqia e cila bënë pjesë në këtë listë.

UEFA ka marrë sot tre dosje ofertash nga shoqatat kombëtare të interesuara për organizimin e Kampionatit Evropian 2028 dhe 2032. Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, e përfaqësuar nga shoqatat e futbollit të Anglisë, Irlandës së Veriut, Republikës së Irlandës, Skocisë dhe Uellsit, kanë dorëzuar ofertat e tyre për Euro 2028.

Federata Turke e Futbollit ka paraqitur ofertën e saj për të pritur Euro 2028 ose 2032 dhe për sa i përket Italisë, Fereata e Futbollit ka paraqitur dosjen e kandidaturës për Euro 2032.

UEFA ka falenderuar të gjitha shoqatat kombëtare për dërgimin e dosjeve të tyre. Gjatë muajve të ardhshëm, administrata e UEFA-s do të vlerësojë secilën nga ofertat, me votën e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe përcaktimin se kujt do t’i jepet e drejta për të pritur të dy edicionet në tetor./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!