Vendimi zyrtar pritet të vijë nga momenti në moment prej UEFA-s për dënimin e Juventusit. Pas sanksioneve të vendosura nga FIGC, edhe organi më i lartë i futbollit europian ka vendosur të ndëshkojë bardhezinjtë me përjashtim nga Conference League dhe gjobë.
Në Torino tashmë prej javësh janë gati të heqin dorë nga kompeticionet europiane këtë sezon, por do ta pranojnë me qetësi duke qenë se nga pikëpamja ekonomike nuk është një humbje serioze. Nga pikëpamja sportive, do t’i jepte fund aferës së fitimeve kapitale dhe pagave, të cilat ndikuan shumë te Juventus sezonin e kaluar.
Skuadra e Allegrit, vendin e të cilit do ta zërë Fiorentina, do të përqendrohet në Serie a dhe Kupën e Italisë, duke tentuar të ndërpresë një seri dyvjeçare pa trofe./h.ll/abcnews.al