Tirana zyrtarizon edhe tre afrime, por përmes UEFA-s. Klubi bardheblu ka shtuar në listën e lojtarëve që mund të luajnë në Champions League edhe dy ganezët e raportuar në media si afrime të kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Njëri është Isaac Gyamfi, mesfushori i cili në shtator mbush 20 vjeç. Lojtari në fjalë ka qenë pjesë e Gana U17, ndërkohë që te Tirana vjen nga Accra Great Olympics. Nga i njëjti klub Tirana ka marrë edhe Ibrahim Sulley, mesfushor me tipare sulmuese.
19-vjeçari ka qenë pjesë e Gana U17 dhe tani luan edhe me Gana U20. Lojtari i tretë që është shtuar në listë është një prej prodhimeve të akademisë, mesfushori Okseold Sefa, 18 vjeç, i cili ka qenë edhe në fazë përgatitore me Tiranë dhe u aktivizua edhe në miqësoren kundër Pogradecit. /abcnews.al
LISTA E TIRANËS PËR NDESHJET E CHAMPIONS LEAGUE
PORTIERË: Ilion Lika, Marvin Kodra, Pano Qirko
MBROJTËS: Marsel Ismajlgeci, Kristijan Toshevksi, Gentian Muça, Marlind Nuri, Erion Hoxhallari, Kristi Vangjeli, Ardit Toli
MESFUSHORË: Filip Najdovski, Elton Cale, Winful Cobbinah, Idriz Batha, Agustin Torassa, Andri Stafa, Jurgen Çelhaka, Jurgen Vrapi, OKSEOLD SEFA, ISAAC GYAMFI, IBRAHIM SULLEY
SULMUES: Derrick Sasraku, Albion Avdijaj, Ernest Muçi, Grent Halili



