Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

UEFA “flak” Bilbaon nga EURO 2020, do ketë betejë ligjore pas vendimit

schedule08:40 - 22 Prill, 2021

schedule 08:40 - 22 Prill, 2021

Bilbao është hequr nga harta e EURO 2020 që do të zhvillohet këtë verë, kështu shkruan Associated Press referuar autoriteteve lokale.

Qeveria e futbollit europian e ka marrë këtë vendim, që ende nuk është zyrtarizuar, pasi autoritetet nuk kanë garantuar që ndeshjet të zhvillohen me tifozë.

Bilbao ishte një nga 12 qytetet e zgjedhura në gjithë Europën për të pritur Euro 2020. Autoritetet lokale nuk e kanë pritur mirë këtë vendim.



Ato kanë kërcënuar se do të padisin UEFA-n për vendimin e njëanshëm. Në Bilbao ishin planifikuar ndeshjet e Spanjës në grupin E kundër Polonisë, Suedisë dhe Sllovakisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!