Superliga Europiane, e lancuar nga 12 klube të mëdha të Europës si një projekt në zhvillim dhe i shkrirë më pas me një ofensivë të fuqishme nga UEF vazhdon të krijojë ende polemika e debate.
Së fundmi në lidhje me këto zhvillime ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Ai shprehet se UEFA e FIFA duhet të reflektojnë dhe se ata kanë dështuar dhe futbolli ka nevojë për ndryshim.
“Meritokracia është baza e sportit, por UEFA dhe FIFA duhet të pyesin veten pse klube të tilla të rëndësishme kanë menduar të ndahen në një kompeticion më vete.
Kjo do të thotë se sistemi dështoi. Për mua duket e pashmangshme një tryezë midis përbërësve të futbollit evropian për të zhvilluar produktin. Krahasimet dhe ndryshimet janë të nevojshme”, tha Pioli. /abcnews.al

