Këtë herë ka ardhur edhe reagimi i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me vendimin e Gjykatës së BE-së për Superligën.
“Jam i trishtuar që duhet të flas për vendimin e sotëm të Gjykatës së BE-së. Ne do të rilexojmë dhe vlerësojmë nëse do të rishikojmë qëndrimin tonë për Superligën.
Është e rëndësishme të theksohet se ajo nuk përqafon parimet mbi të cilat futbolli bazohet, ato me merita sportive, të garantuara vetëm nga UEFA.
Nuk kemi thënë kurrë që nuk mund të dalim jashtë sistemit, por nuk mund të dalim dhe të duam të luajmë kampionatet kombëtare. Ne kemi qeveri kombëtare dhe institucione kombëtare me vete. Nuk ksihte dritë jeshile për Superligën siç u propozua në 2021. Futbolli nuk është në shitje”, tha Ceferin./h.ll/abcnews.al