Udinese e Verona s’e bindin, sulmuesi shqiptar drejt Parma

schedule12:13 - 24 Shtator, 2020

schedule 12:13 - 24 Shtator, 2020

Andi Zeqiri do të rikthehet në Itali, ku më parë është aktivizuar me moshat e Juventusit. Sulmuesi, i cili vjet ishte pjesë e Lausanne dhe shënoi 17 gola në 30 ndeshje të kampionatit, ka pasur disa oferta këtë verë dhe duket se do të firmosë me Parmën.

Mediat në Itali bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme është arritur akordi mes klubeve. Lausanne do të përfitojë 3.5 milion euro për kartonin e Zeqirit, ndërkohë që në marrëveshje do të ketë edhe bonuse për klubin zviceran.

Për shërbimet e Zeqirit thuhet se ishte interesuar edhe Marseille në Francë, ndërkohë që në Itali ka qenë në shënjestër të Hellas Verona dhe Udinese. Te Parma sulmuesi do të gjejë edhe Kastriot Dermakun, mbrojtësin dardan që luan me Shqipërinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!