Pasi përfundoi Big Brother VIP, moderatorja Arbana Osmani, Eduart Grishaj dhe Lori Hoxha bashkë me stafin e programit ndërmorën një udhëtim. Ata zbuluan përmes rrjeteve sociale se suksesin e programit kishin preferuar ta festojnë në Paris, ku qëndruan për disa ditë. Mirëpo, pas kryeqytetit francez, Arbana ka zgjedhur një tjetër destinacioni të mrekullueshëm.
Kësaj radhe, moderatorja shumë e dashur ka udhëtuar me dy fëmijët e saj. Ndonëse nuk e ka zbuluar destinacionin, nga pamjet që ka publikuar, kuptohet se bëhet fjalë për ishujt Maldive. Ajo ka ndarë disa foto të dy djemve të saj, teksa ka shkruar: “Parajsa ime”. Moderatorja është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të tretë, por gjininë s’e ka zbuluar ende.