Udhëtimi i tragjik i 21-vjeçares në Greqi, shpallet në kërkim shqiptari që e përplasi me makinë në qendër të Selanikut

schedule09:54 - 24 Nëntor, 2022

schedule 09:54 - 24 Nëntor, 2022

Një 26-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi ka përplasur me makinë në 21-vjeçare në orët e para të mëngjesit të së martës 22 nëntor, në Selanik.

26-vjeçari është një person i njohur për policinë greke, pasi në të kaluarën është arrestuar për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Siç raportojnë mediet greke, shqiptari ka qenë duke lëvizur me një makinë tip Skoda, të shokut të tij të martën e 22 nëntorit, ndërsa bashkë me të ishte dhe një 19-vjeçare, e cila u arrestua mbrëmë.

Si u plagos  21-vjeçarja

E reja studion për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës.

Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje.

Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.

Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 30-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital.

Pasi e tërhoqi zvarrë dhe e shtypi sërish, shqiptari u zhduk nga vendngjarja, pohojnë dëshmitarët okularë.

Deklarata e nënës së Emës rrëqeth

Në një intervistë për protothema.gr, nëna e 21-vjeçares ka thënë se e bija e saj e vogël ishte në krahët e familjes deri në orën 11 të natës atë mbrëmje dhe ka udhëtuar me avion drejt Selanikut për të

takuar miqtë e saj.

Ai ishte udhëtimi i fundit i vajzës sime. Ema shkoi në Selanik për të takuar mortjen. Ajo nuk donte të merrte makinën me vete, sepse kishte frikë të ngiste makinën në një qytete të huaja për të.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!