Menaxheri i njohur i futbollit Sokol Haxhia në një intervistë për “ABC e Mëngjesit” në ABC Neës, foli për historinë e tij si shkoi drejt Italisë dhe se si atje u birësua nga presidenti i ekipit të Brindisit.
Ai e nisi karrierën e tij si futbollist, por për shkak të problemeve shëndetësore u detyrua ta lej ëndrrën në mes, për tu bërë më vonë menaxher i ekipeve të futbollit.
“Udhëtimi drejt Italisë zgjati 36 orë mbi det, me shumë vështirësi. Kanë qenë rreth 300 njerëz në varkën 20 metër të gjatë. Kur filluan dallgët, ka zgjatur gati 30 orë. Kemi qenë pa ujë, unë edhe sot e vuaj detin, tani pi ilaçe para se të udhëtoj me traget.
Në vinim nga një vend që kishte vetëm 4 poçe, ndërsa atje shihnim dritat, dhe mendoja se ja dola. Kemi pasur edhe fatin që zbritëm në Brindisi, dhe atje u mirëpritëm. Mbaj mend që kam fjetur në ambientet e një shkolle ne Brindisi. Unë nuk ka ditur asnjë fjalë italisht, as ‘ciao’ madje nuk dija të thoja. Ai më birësoi mua, kur i thashë mamit ajo u tremb dhe tha “më iku çuni”. Në fillim më dhanë një apartament ngjitur me shtëpinë e tij. Vazhdova të merresh me sport, por kur luaja ndjeja dhimbje në këmbë. Kam kryer dy operacione për hernien diskale dhe futbolli për mua aty u mbyll.
Në Shqipëri u riktheva për të mësuar diçka më shumë rreth profesionit që do ndërmerrja si menaxheri futbolli.”, tha ai. /abcnews.al