Udhëtimi u pre në mes, rreshtat prekës nga ditari i Anastasias: Jam shumë e lumtur që do ikim në Shqipëri

schedule21:31 - 29 Qershor, 2021

schedule 21:31 - 29 Qershor, 2021

Ajo as nuk e kishte menduar që ky udhëtim i radhës në Shqipëri do të ishte i fundit për të, të motrën dhe prindërit e tyre. Anastasia, vetëm 14-vjeç shkruante në ditarin e saj se mezi priste të kthehej në Shqipëri, të takonte nënën, gjyshin dhe tezen por rrugëtimi i saj u pre në mes, atë mëngjes ku bashkë me familjen e saj kishin nisur pushimet.

Makina e tyre u godit nga Audi me shpejtësi që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani. Në ditarin e saj Anastasia thotë se kur të shkonte në Shqipëri, do të blinte shumë gjëra dhe do të vizitonte shumë vende që nuk i ka parë më parë, ndërsa i premton vetes që vitin tjetër do ta nxjerrë më të lartë mesataren e mësimeve në shkollë.

Lexo edhe: Mezi qëndron në këmbë, nëna e Silvana Gushit që u shua me burrin dhe vajzat: Ai djalë s’vuri dorë në zemër

“Sapo filloi behari dhe për një muaj do vemi në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua kur të vete të dal të blej shumë gjëra dua të vete në shumë vende ku nuk kam vajtur. Babi do na blejë tabletë të dyjave. Dua shumë të vete, por dua të blej dhe tabletin që të bëj mësimet.

Dua të shikoj një video për mësimet ose të bëj një test online. Sot vajta nga parku dhe lozëm, por jam shumë e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rri. Babi do iki në punë (…) Kanë mbetur dhe 15 ditë për të ikur në Shqipëri. Jam shumë e lumtur. Do vemi në Shqipëri. Jam shumë e lumtur. Atje do kënaqemi. Do jem e lumtur dhe jam e lumtur.

 E nxora mesataren këtë vit 16. Vitin tjetër do e nxjerr mesataren më të lartë. Mami iku me babin në spital. Babit i kishte rënë të fikët në punë. Erdhi dhe i dhemb mesi. Do marrë leje për tre ditë dhe do ikim në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që babi është mirë”, shkruan ajo. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!