Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Udhëtimi i parë i Papës/ Papa Leoni i XIV nis vizitën në Turqi, ndalesa e radhës Libani

schedule12:23 - 27 Nëntor, 2025

schedule 12:23 - 27 Nëntor, 2025

Papa Leoni XIV ka nisur vizitën e tij të parë jashtë Romës, që kur u zgjodh në krye të fronit të Shën Pjetrit në maj.

Ndalesa e tij e parë është Turqia, ku u prit nga zyrtarë të lartë në aeroportin e Ankarasë. Gjatë vizitës në kryeqytetin turk ati I shenjtë shkoi ne Mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, babait të Republikës së Turqisë, ku vendosi lule dhe mbajti një minute heshtje.

Më vonë Papa do të mirëpritet më pas në Pallatin Presidencial për t’u takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe për t’iu drejtuar autoriteteve civile dhe trupit diplomatik.

Kreu I Kishës Katolike Romale do të takohet gjithashtu me Patriarkun Bartolomeu, udhëheqësin shpirtëror të 260 milionë të krishterëve ortodoksë në botë.

Para se të niste vizitën Ati I Shenjtë tha se shpreson që mesazhi I tij I paqes të jehojë në të gjithë botën.

Udhëtimi i parë I Leonit XIV jashtë Romës është veçanërisht I rëndësishëm, pasi ai po vazhdon trashëgiminë e Papa Françeskut, i cili ishte planifikuar të vizitonte Turqinë dhe Libanin, por nuk mundi për shkak të problemeve me shëndetin.

Vizita në Liban vjen në një kohë të paqëndrueshme për vendin, ku shumë njerëz I frikësohen një përshkallëzimi të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.  Komuniteti I krishterë në vend, pret një mesazh unifikimi nga Ati I Shenjtë, mes persekutimit të tyre të vazhdueshëm dhe në një kohë kur vendi është thellësisht I përçarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!