Udhëtimet në Tiranë të “plakut” e kontabilistit për të “zhdukur” paratë, 2 llogari në skaner

schedule22:54 - 16 Nëntor, 2021

schedule 22:54 - 16 Nëntor, 2021

Zbulohen detaje të reja nga hetimi i skemës së pastrimit të parave, për të cilën është shpallur në kërkim biznesmeni Rezart Taçi, si edhe janë arrestuar disa persona të tjerë, shqiptarë e italianë. Rol kyç në këtë operacion ka kontabilisti Fabio Petruzzella, krahu i djathtë i sipërmarrësit italian Francesco Zummo i hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n.  Në Tiranë sipas medieve italine po hetohen dy llogari, njëra në emër të Zummos dhe tjetra në emër të Petruzzellës me prokurë të posaçme të firmosur nga vetë Zummo.

Kontabilisti dhe “plaku”

Fabio Petruzzella, duke mbajtur poste të ndryshme në kompani të shumta në Palermo, mundi të justifikonte praninë e tij në çdo hap dhe takim krah ndërtuesit Francesco Zummo i cili në përgjime quhej “gjyshi” ose “plaku”. Korrikun e kaluar Zummos iu konfiskuan pasuritë me vlerë prej 150 milionë euro. Në Tiranë po hetohen dy llogari, njëra në emër të Zummos dhe tjetra në emër të Petruzzellës me prokurë të posaçme të firmosur nga vetë Zummo.

Përgjimet e Prokurorisë së Napolit

Gushtin e kaluar, në tryezën e prokurorit të Palermos, Francesco Lo Voi, disa dokumente u dërguan nga kolegët në Napoli, të cilët po hetonin për një trafik ndërkombëtar droge. Mes të përfshirëve ishte edhe Daniele Cestagalli. Në majin e kaluar, Cestagalli ishte përgjuar teksa fliste me Petruzzellan.

Lexo edhe: “Rri i qetë”, si i mashtroi ish-bosi shqiptar i naftës mafiozët e “Cosa Nostra”-s dhe frika e prangave

Ky i fundit tha: “… nëse arrijnë atje, atëherë ok le të bëjmë një gjë, në vend që t’i zhvendosim nga e njëjta llogari rrjedhëse, unë e hap vetë një dhe e transferoj tek unë … kështu që humben gjurmët…” Sipas hetuesve, ai po fliste për operacionin e madh të pastrimit të parave të Zummos.

Përgjimet, “Ndërkohë, mbajini këto…”

Gjatë të njëjtit takim, Petruzzella sipas medieve italine i kishte dorëzuar Cestagalli-t 70,000 euro cash: “… ndërkohë, mbajini këto…”; “… i keni numëruar tashmë?”. Cestagalli kishte frikë se mos përgjohej. Të nesërmen Cestagalli, siç shkruajnë mediet italine, foli me Rezart Taçin, të cilit i tregoi detaje të operacionit.“…Mbrëmë isha te personi i tij i kontaktit që Fabio Petruzzella …  Zummo dëshiron të largojë gjithçka menjëherë dhe më pas të bëjë një turne në llogarinë e tij të avokatit, domethënë, me pak fjalë, ai i merr këto fonde dhe më pas i transferon menjëherë (në realisht është nje nga kontabilistet me te respektuar te Palermos).

Udhëtimi në Tiranë

Hetuesit shqiptarë kanë treguar mbërritjen në Shqipëri, në Tiranë, të Zummos dhe Petruzzellas më 17 qershor të viti të kaluar. Më pas me makinë u zhvendosën në Mal të Zi për t’u kthyer në kryeqytetin shqiptar të nesërmen. Ata hapën dy llogari në Alpha Bank. Petruzzella tha në bankë se ai ishte avokati i Zummos dhe shpjegoi se i duhej llogaria për të transferuar disa llogari nga Zvicra. “…Ka bërë gjithçka që duhej të bënte, por mungon punonjësi i dytë i bankës, i cili do të kthehet të enjten”, tha Cestagalli duke iu referuar vështirësisë së Petruzzelës në lëvizjen e parave.

“Unë bëj që paratë të zhduken”

Më 24 shtator kontabilisti flet me partneren e tij të cilës i thotë “I bëj të zhduken lekët… nuk janë topa”. Gruaja është e shqetësuar: “Shpresoj të mos shkosh të arrestohesh nesër për pastrimin e parave të Zummos”. Petruzzella përpiqet ta qetësojë: “… Unë që kam ricikluar … bëj disa tërheqje, sjell letrën me firmën e Zummos”. Gruaja: “… po nuk ka shoqatë kriminale?”. “…jo shkova në bankë pashë qindarkat… drejtori Fabio më tha teknikisht transfertën mund ta bëjmë tani…” be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!