Udhëtimet me “charter”, Vangjeli dhe Shabani në ABC Live: Megalomani apo domosdoshmëri

schedule14:03 - 1 Nëntor, 2022

schedule 14:03 - 1 Nëntor, 2022

Në studion e ABC Live ka pasur një debat në lidhje me udhëtimet me ‘charter’ të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Të ftuar në studio ishte analisti i njohur Lorenc Vangjeli dhe drejtuesit të Nismës ‘Thurje’ Endri Shabani, të pyetur nga gazetarja Sibora Bitri, kanë pasur mendime të ndryshme në lidhje me rezultatet e këtyre udhëtimeve dhe impaktin e tyre ekonomik. Për drejtuesin e Nisma ‘Thurje’ Endri Shabani fakti që e shqetëson më shumë është që burimi i parave të këtyre udhëtimeve nuk vijnë nga buxheti i shtetit, por mund të vijnë nga bizneset, dhe ‘kompensimi’ që ata mund të kërkojnë për këto favore që i bëjnë kryeministrit të Shqipërisë.

Ndërkohë që analisti Lorenc Vangjeli e bazoi analizën e tij në faktin që domethënia dhe impakti i këtyre udhëtimeve është shumë i vogël në krahasim me dukuri të tjera më të mëdha. Sipas Vangjelit:

Është pjesë e hipokrizë tonë totale ku jemi rrethuar të gjithë, dhe nuk duam të dalin, Edi Rama merr vetëm 23 mijë euro në vit, e ka të ndaluar të marrë dhurata, 23 mijë euro janë të pamjaftueshme për njeriun që drejton shtetin shqiptar. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, Shqipëria është e përjetshme dhe dinjiteti ynë po ashtu’, tha Vangjeli.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!