Udhëtim tronditës brenda burgut famëkeq grek ku ka shumë shqiptarë

schedule22:52 - 16 Qershor, 2021

schedule 22:52 - 16 Qershor, 2021

Burgu famëkeq i Korydallos ka qenë shumë herë në qendër të vëmendjes jo vetëm të shtypit grek, por edhe shqiptar për shkak të përplasjeve mes të burgosurve që në disa raste kanë përfunduar në fatalitet.

Mediat greke i kanë kushtuar për herë të parë një dokumentar këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, që është i sigurisë së lartë. Dokumentari tregon problemet e të dënuarve, ku mes tyre ka edhe shqiptarë, si e kalojnë kohën dhe vështirësitë.

Me qelitë hapur në burgun e Korydallos, pa ndodhur asnjë incident, në korridore bashkë me gazetarin ecën për herë të parë një zyrtar qeveritar, sekretarja e Përgjithshme e Politikës Kundër Krimit, Sofia Nikolaou.

Të burgosurit flasin për jetesën në burg, ëndrrat e tyre, por edhe mënyrën se si e kalojnë kohën deri në daljen nga qelia. Ata paraqesin pikëpamjet e tyre mbi burgjet, mbi atë që duhet të ndryshojë dhe përmirësojë jetën e të burgosurve ndërsa tregojnë histori të ndryshme.

Intervista është një sensacion pasi nuk ishte në zyrë por në korridoret e burgut. Në një moment Sofia Nikolaou ulet në një tryezë me të burgosurit, të cilët kanë kërkesa të ndryshme. Njëri prej tyre kërkon që të përqafojë vajzat e tij. d.b/Abcnews.al