Tetë emigrantë shqiptarë u zbuluan dhe u kapën nga autoritetet në bordin e një jahti luksoz, ndërsa tentonin të kalonin në Britaninë e Madhe.
Mediat britanike bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 8 persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditura.
“Tetë shtetas shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”- tha një zëdhënës.
Mësohet se shqiptarët u gjetën në një jaht në Kanalin anglez. Ndalimi u krye falë ndërhyrjes së anijeve të Forcave Kufitare dhe helikopterëve. Më pas, u bë i mundur dërgimi i jahtit në portin e Portsmouth-it.
Deri më tani është arrestuar një 64-vjeçar britanik, për shkeljen e ligjeve të migracionit.
Ndalimi i 8 shqiptarëve vjen pas gjetjes së trupave të pajetë të 39 emigrantëve në një kamion në Essex./abcnews.al