Ambasadori i kampionatit eurpian “Euro 2024”, Filip Lahm, njëkohësisht legjenda e Gjermanisë, ka njoftuar në kanalin e Federatës Gjermane të Futbollit se transporti publik në zonat ku do të mbahen ndeshjet do të jetë falas, që do të kontribuojë në lehtësimin e udhëtimeve për mbështetësit e kombëtareve pjesëmarrëse:
“Kemi vendosur së bashku me organet drejtuese të turnet të ardhshëm madhor që do të mbahet në vendin tonë, se transporti publik do të jetë falas. Kjo skemë ka si qëllim lehtësimin e manovrimit për tifozët dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme.
Të gjithë si komb dëshirojmë që ‘Euro 2024’ të mbahet mend si një kompeticion i paharrueshëm, dhe ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë, më pas i mbeten përfaqësueseve ta japin verdiktin në fushën e blertë, teksa do të kryqëzojmë gishtat në favor të ‘pancerave’”, përfundoi mes buzëqeshjeve 39-vjeçari Filip Lahm. Ai ka djersitur fanellën e Bajernit në periudhën 2005- 2017, e mbushur me çdo trofeu të mundshëm./ h.ll/abcnews.al