Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Udhëkryqi i Kvaratskhelia, gjeorgjiani mes rinovimit me Napolit dhe transferimit të mundshëm te Barcelona

schedule15:12 - 16 Shkurt, 2024

schedule 15:12 - 16 Shkurt, 2024

Khvicha Kvaratskhelia thuhet se së shpejti do të duhet të vendosë midis një rinovimi kontrate me Napolin dhe një transferimi te Barcelona.

23-vjeçari gjeorgjian është ende në të njëjtën kontratë që nënshkroi me Napolin pas mbërritjes së tij fillastare nga Dinamo Batumi 18 muaj më parë, që do të thotë se ai fiton rreth 1 milion euro neto në sezon, një nga pagat më të ulëta në skuadër.

Me Victor Osimhen në dukje i destinuar për t’u larguar nga skuadra në merkaton e verës, shumë tifozë të Napolit shpresojnë se Kvaratskhelia mund të bëhet ylli i ri në skuadër. Këtë sezon, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asistime në 21 ndeshje të Serie A.

Sipas gazetës “Il Mattino”, Barcelona është seriozisht e interesuar për nënshkrimin e Kvaratskhelias në verë, duke besuar se gjeorgjiani është i përshtëtshëm për sistemin e tyre të rreshtimit.

Napoli po kërkon të blindojë yllin e tyre me një kontratë të re afatgjatë dhe presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis ka qenë në kontakt me agjentin e 23-vjeçarit, Mamuka Jugeli. Asnjjë marrëveshje nuk është arritur ende, por bisedimet janë në vazhdim dhe do të zhvillohen në javët në vijim.

Gjithçka varet nga vullneti i lojtarit gjeorgjian, i cili do të duhet të vendosë nëse dëshiron të përkushtojë të ardhmen e tij te Napoli apo të përpiqet të shtyjë për një transferim të profilit të lartë te Barcelona./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!