Udhëhoqi Egnatian pas largimit të Maganit, jep dorëheqjen Daiu

schedule10:30 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 10:30 - 7 Dhjetor, 2021

Egnatia largoi Gugash Maganin pas humbjes me Partizanin, dhe menjëherë u ul në stolin e rrogozhinasve përkohësisht Përparim Daiu.

Daiu drejtoi Egnatian në sfidën e javës së 11-të kundër Tiranës, takim që u mbyll me fitoren e pastër të bardh e bluve.

Megjithatë, pas emërimit të trajnerit të ri në krye të Egnatias, Zekirija Ramadani, ka dhënë dorëheqjen nga posti i këshilltarit të presidentit Daiu.

Ka qenë vetë Përparimi i cili ka njoftuar edhe largimin e tij nga skuadra e Egnatias, për “Panorama Sport”.

“Mora përsipër të stërvisja Egnatian në këtë moment të vështirë, duke e drejtuar një ndeshje. Pas zgjedhjes së trajnerit të ri jap dorëheqjen nga detyra që kisha si këshilltar i presidentit. Nuk kam se çfarë të këshilloj më”, ka deklaruar Daiu.  /f.a/abcnews.al