Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Udhëheqësi i rebelëve në Siri: Bota nuk duhet të ketë frikë nga një qeveri e re siriane

schedule16:34 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 16:34 - 10 Dhjetor, 2024

Kreu i grupit Hayat Tahrir al Sham (HTS) ka thënë për Sky News se bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga një qeveri e re siriane.

Abu Mohammed al Jolani, në komentet e tij të para për mediat perëndimore që kur koalicioni i tij rebel përmbysi qeverinë e Bashar al Asadit, deklaroi se nuk do të ketë “kthim në panik”.

I pyetur se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebel tha se “frika e tyre është e panevojshme, në dashtë Zoti, vendi do të rindërtohet”, shtoi ai.

Udhëheqësi i HTS po fliste jashtë xhamisë Imam al Shafi’i në Damask.

Jolani theksoi gjithashtu se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër.

“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!