Udhëheqësi i opozitës: Përfundimi i luftës është në interesin e Izraelit

schedule15:15 - 4 Shtator, 2024

schedule 15:15 - 4 Shtator, 2024

Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid bëri thirrje sot për një marrëveshje me Hamasin për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për të liruar pengjet që ende mbahen nga grupi palestinez.

“Përfundimi i luftës është në interesin e Izraelit,” shkroi Lapid në X.

Në të njëjtën kohë ai përsëriti thirrjet për një ndryshim në udhëheqjen politike të Izraelit.

“Lufta do të vazhdojë sa të ekzistojë kjo qeveri”, deklaroi ai.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, i partisë së ekstremit të djathtë, Fuqia Hebraike, tha se po punonte për t’i dhënë fund bisedimeve të vazhdueshme indirekte me Hamasin për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Izraeli nuk duhet të negociojë me vrasës, tha Ben-Gvir.

/abcnews.al