Udhëheqësi i Hamas takon pengjet izraelitë në tunelet e Gazës

schedule11:53 - 28 Nëntor, 2023

schedule 11:53 - 28 Nëntor, 2023

Sipas mediave izraelite, shefi i Hamasit, Yahya Sinëar, foli me pengjet izraelitë në gjuhën hebraike ndërsa ata mbaheshin në tunelet në  Gaza pas rrëmbimit të tyre më 7 tetor.

Sinëar, udhëheqësi i Hamasit në Gaza, foli me pengjet  në përpjekje për t’i qetësuar ata, raportoi Channel 12, duke cituar informacione nga një peng i liruar së fundmi.

Takimi u zhvillua në tunel, menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, ku Hamasi mori më shumë se 240 pengje.

“Përshëndetje, unë jam Yahya Sinëar. Këtu jeni më të mbrojtur. Asgjë nuk do të ndodhë me ju”, i tha Sinëar grupit të pengjeve.

Një peng që ishte i pranishëm i tregoi incidentin familjes, dhe gjithashtu informoi zyrtarët e sigurisë që konfirmuan historinë.

Sipas një raporti të Haaretz, të gjithë pengjet e pranishëm që dëgjuan Sinëarin, ishin nga Nir Oz.

Sinwar mësoi hebraisht në një burg izraelit, pasi u dënua në vitin 1989 për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve që besonte se punonin me Izraelin.

Ai u dënuar katër herë me burgim të përjetshëm, por u lirua në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje për kthimin e ushtarit izraelit të kapur Gilad Shalit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!