Uashingtoni: Sanksionet ndaj Venezuelës do të qëndrojnë

schedule13:30 - 27 Maj, 2018

schedule 13:30 - 27 Maj, 2018

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se sanksionet ndaj Venezuelës do të qëndrojnë në fuqi. Numri dy i Shtëpisë së Bardhë nënvizon se lirimi i të burgosurit amerikan dhe të bashkëshortes nuk ndikon tek kjo çështje.

Xhoshua Holt dhe gruaja e tij venezueliane Temi mbërritën në Shtetet e Bashkuara të shoqëruar nga senatori Bob Kroker, i cili ndihmoi në negociatat për lirimin e tyre.

“Jam shumë i lumtur që Xhoshua Holt është kthyer në atdhe bashkë me familjen e tij. Sanksionet do të jenë në fuqi deri në rikthimin e demokracisë në Venezuelë”, shkruan Pence në një mesazh në Twitter.

Ndërkohë, pas kthimit në SHBA, Holt është takuar dhe me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Shtetasi amerikan u dënua në Venezuelë me burg për akuzën e fshehjes së armëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!