Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe homologia e tij franceze Catherine Colonna kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku edhe kanë diskutuar për masat që mund të ndikojnë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës në Liban dhe Iran, pas sulmeve në ato vende të Lindjes së Mesme.
Blinken do të niset në Lindjen e Mesme, në një turne të ri në rajon, ku fillimisht do të ndalet në Izrael, pasi frika për përhapje të konfliktit në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit është në rritje.
Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron më herët i bëri thirrje Izraelit që të shmangë sa më shumë të jetë e mundur përshkallëzimin e konfliktit në Liban, pas vdekjes së liderit të Hamasit Saleh al-Aruri në një sulm në Bejrut.
Mbi 100 persona mbetën të vrarë pas dy shpërthimeve në varrin e Qassem Soleimani.
/abcnews.al/