Uashington “dëbon” Trump, video bëhet virale

schedule14:00 - 23 Janar, 2021

schedule 14:00 - 23 Janar, 2021

Një video virale ku një komb i tërë i gëzohet daljes nga skena të ish presidentit Trump. Autori i videos së kthyer në një fenomen në rrjetet sociale, është drejtuesi i njohur televiziv dhe komiku Jimmy Kimmel.

Nëse marrim daljen nga skena të presidentit amerikan më të diskutueshëm të historisë, dhe i shtojmë një prekje ironike të një prej drejtuesve televizivë dhe komikëve më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koktejli është gati.

 

Nuk është befasi, që video më e fundit për lamtumirën ndaj Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump të postuar në profilin Twitter të Jimmy Kimmel ka tejkaluar më shumë se 5 milionë shpërndarje, duke u përkthyer në një fenomen në rrjetet sociale.

Jimmy Kimmel  është drejtuesi dhe producenti ekzekutiv i shfaqjes së tij në rrjetin ABC që nga viti 2003. Kimel, me nënë italiane dhe baba gjerman, një personazh shumë i njohur dhe me shumë ndjekës.

Videoja që po çmend rrjetet sociale, është një udhëtim mes simboleve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – statuja e lirisë, obelisku i George Uashington, statuja e Abraham Linkoln dhe portretet e presidentëve të skalitur në shkëmbin e malit Rashmor.

Ndërsa sfondi muzikor është kënda “Na Na Hej putheni dhe i thoni lamtumirë.

Thelbi është i qartë, sipas Kimel është një komb i tërë që po merr frymë lirisht pas daljes nga skena të Donald Trump. Dhe nëse mesazhi nuk është mjaftueshëm i qartë, video mbyllet me presidentin e parë amerikan  George Uashington – i cili këndon “Lëviz, ik nga sytë” një këngë e njohur rep. Ndërsa dy nëpunës e Shtëpisë së Bardhë lëvizin portretin e tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!