U21/ Vllaznia “lokomotiva” e kampionatit, mposht Dinamon me “poker”

schedule15:55 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 15:55 - 22 Dhjetor, 2020

Vllaznia ka marrë kryesimin në kampionatin e Kategorisë Superiore të 21-vjeçarëve, pasi ka mposhtur Dinamon me rezultatin 4-2. Shkodranët shkojnë në kuotën e 16 pikëve, tre më shumë se Laçi dhe Blutë e kryeqytetit.

 

Në takim e sotëm, që ishte veçuar nga përballjet e djeshme, Vllaznia e pa veten në disavantazh, pasi pësoi që në minutën e tretë. Ardit Jaupaj gjeti rrugën e rrjetës, por Rraca dhe Leka iu kundërpërgjigjën në pjesën e parë.

2-1 dhe më pas i zakonshmi Mhillaj baraspeshoi shifrat. Ai gol e vuri në lëvizje sërish Vllazninë dhe këtë herë Mali e Deda ndëshkuan sërish Dinamon, duke i dhënë fitoren skuadrës së tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!