U21/ Goleada të Vllaznisë dhe Laçit, Tirana triumfon në derbin e kryeqytetit

schedule14:58 - 26 Prill, 2021

schedule 14:58 - 26 Prill, 2021

Goleada të Vllaznisë dhe Laçit në kampionatin U21, që vazhdojnë të garojnë fort bashkë me Bylisin (nuk luajti sot përballë Akademisë së Futbollit) për vendin e parë. Ekipi shkodran fitoi 0-4 në Fier përballë Apolonisë vendase.

Golat e fitores u realizuan nga Mali, Ivziku, Stafa dhe Çoba. Vendi i dytë me 48 pikë për kuqeblutë, po aq sa numëron edhe Laçi, ndërsa Bylis kryeson me një pikë më shumë. Bardhezinjtë kurbinas nuk u përmbajtën në shtëpi ndaj Shënkollit, kundërshtar që e mposhtën 6-0.

 

Rezultatet e sotme

Bejzade dhe Kasmi realizuan nga një dygolësh, teksa fitorja tenistike e ekipit kurbinas u kompletua nga rrjetat e Cekollit dhe Kodrës. Gjashtë gola shënoi edhe Turbina. Skuadra nga Cërriku mposhti 6-2 Football Republic.

Salihu, Meleqka, Cela, Hasa (2x) dhe Ceka ishin autorët e fitores së Turbinës, ndërsa Sukaj dhe Demiri e bën disi më pak të dhimbshme humbjen e ekipit udhëtues. Derbi mes Tiranës dhe Dinamos u ngjyros bardheblu.

 

Renditja e kampionatit U21

Tirana fitoi 2-0 (Beshiraj) dhe renditet në pozitën numër gjashtë. Kukësi triumfoi me “poker” në fushën e vet kundër Kastriotit. Tabaku, Balla, Karaj dhe Merko ishin autorët e golave për skuadrën verilindore, që renditet forcë e katërt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!