U19/ Spanja triumfon ndaj Shqipërisë, kuqezinjtë të fundit në grup

schedule18:35 - 24 Shtator, 2022

schedule 18:35 - 24 Shtator, 2022

Shqipëria U19 pësoi disfatë 5-0 ndaj Spanjës U19 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2023.

Spanjollët zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, pasi shënuan 3 herë me Moran, Gharbi dhe Hernadis. Në pjesën e dytë, radhën e patën Martinez dhe Barbera.

Djemtë e Armando Cungu mbyllin kështu në vendin e fundit këto kualifikuese, pa asnjë pikë. Kujtojmë që në ndeshjen e kaluar, kuqezinjtë u mundën nga Belgjika.

Formacioni i Shqipërisë U19: Simoni, Fikaj, Muça (68’ Kote), Hysaj, Kurbasha, Haxhari, Azizi, Muhameti (46’ Tahiri), Toma (61’ Sulejmani), Daka (90’+1’ Cereni), Shkurti (61’ Cungu).  Golat: 8’ Angel, 18’ Gharbi, 29’ Gasiorovski, 74’ Martinez, 82’ Barbera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!