U17/ Shënkolli bën historinë, thyen Vllazninë dhe merr titullin kampion

schedule20:22 - 10 Korrik, 2020

schedule 20:22 - 10 Korrik, 2020

U zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” finalja e madhe e kampionatit kombëtar për grupmoshën 17 vjeçare, midis Shënkollit dhe Vllaznisë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për Shënkollin, të cilët shënuan në minutën e 77-të me anë të numrit 9-të Ensar Shimaj duke u shpallur kampion të Shqipërisë.

Finalja dhuroi një ndeshje të barabartë me të dy skuadrat që ishin shumë të kujdesshme, duke mos u hedhur në sulm. Gjithçka u vendos nga goli i Shimajt që i dhuroi Shënkollit trofeun e parë kombëtar. Ndeshja u ndoq edhe nga stafet e ekipeve kombëtare, të cilët kanë parë nga afër elementët më cilësorë të të dy skuadrave.

Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të finales, zëvendëspresidenti i FSHF, Lutfi Nuriu, i dorëzoi medaljet dhe trofeun lojtarëve të Shënkollit. Skuadrat zbritën në fushën e lojës me këto formacione:

Shënkolli: Simoni; Prendi; Rrapi; Macaj; Shimaj; Ndoj; Vuksani; Kaceli; Lekaj; Gjoka; Cuni.

Vllaznia: Kacaj; Qerpiku; Mataj; Mujaxhi; Papaj; Selmani; Kodra; Spahija; Perloshaj; Delaj; Alivoda. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!